Kërkesa për arrestimin e Tahirit
Xhafaj e Balla urgjent te Rama

Kërkesa për arrestimin e Tahirit<br />Xhafaj e Balla urgjent te Rama<br /><br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla zhvilluan një takim urgjent në Kryeministri me Edi Ramën.

I pari që është ngjitur në Kryeministri ka qenë Xhafaj, ndërsa më pas i është bashkuar edhe Balla.

Kryetari i grupit të PS, nuk ka qëndruar më shumë se 20 minuta në mbledhje, ndërsa Xhafaj vijon që të jetë në Kryeministri.

Takimi vjen pak orë pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit dhe pak para mbledhjes së Këshillit të Mandateve që do të vendosë fatin e ish-ministrit.

Në takim mësohet se ishin edhe dy ministra të tjerë, por ende nuk dihet se cilët janë. E ndërsa në Kryeministri po zhvillohej takimi Rama-Xhafaj pak metra pranë godinës ishte parkuar edhe automjeti i Tahirit.

taulant balla

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)