Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrton sot pasdite, ora 16.30, kërkesën e një grupi deputetësh të maxhorancës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, me argumentin se kanë shkelur rëndë ligjin.
Në kërkesën e tyre deputetët e shumicës së majtë shprehen se nënkryetari i KLD-së, Çefa dhe anëtari Lelçaj, ndryshe nga detyrimi për të përçuar në KLD vullnetin dhe besimin e Kuvendit, kanë lejuar dhe janë bërë pjesë e shkeljeve të rënda në veprimtarinë e këtij institucioni.
Deputetët e maxhorancës rendisin 10 shkelje të rënda të ligjit, ku nënkryetari Çefa dhe anëtari Lelçaj me veprimet dhe mosveprimet janë pjesë e tyre.
Ndër shkeljet e KLD-së, deputetët rendisin dhe mosmarrjen në shqyrtim të kërkesave të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë dhe ish-Prokurores së Përgjithshme.
Dy anëtarët e KLD-së janë propozuar nga Kuvendi. Elvis Çefa u zgjodh anëtar më 12 prill 2012, ndërsa më 7 gusht 2012 u emërua në postin e nënkryetarit, ndërsa Lulzim Lelçaj u miratua nga parlamenti në postin e anëtarit të KLD-së më 25 prill 2013. /ATSH/
/Shqiptarja.com