Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me diskutimet në Këshillin e Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit, të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë le të kuptohet se është shprehet skeptik për dosjen e Prokurorisë, ndërsa shton se ende pret provat që fajësojnë ish-ministrin e Brendshëm në trafik droge me Habilajt. Rama shkruan: “Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”. 


rama
(Postimi i Ramës në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com