Kërkesat e Kukësit për bletarinë:
Pikë grumbullimi - treg - subvencione

Kërkesat e Kukësit për bletarinë:<br />Pikë grumbullimi - treg - subvencione
KUKËS - Rreth 600 bletërritës në qarkun e Kukësit kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë më shumë mbështetje për mbarështimin e 17 mijë familje bletësh. 

Bletërritësit thonë se nevojitet një pikë grumbullimi, treg shitje dhe subvencione. 

Sipas tyre mbështetja nga shteti është e papërfillshme, pasi këtë vit janë ndihmuar vetëm 14 bletarë.
 
“Me marrjen e pushtetit lokal nga bashkia e cila do të jetë një bashki e madhe them qe edhe fondet siç i kanë se ne shohim dhe në Kosovë që komuna subvencionon për bletërritësit e komunës së vet dhe atje kanë marrë grande dhe kanë marrë subvencionime për çdo vit . Kanë marrë pajisje moderne për vjeljen e mjaltit , janë marrë koshere moderne disa bletarë kanë marrë dhe subvencionime dhe grande të cilët unë kam qenë prezent dhe i kam parë ku kanë ndërtuar ambiente moderne për vjeljen e mjaltit”, u shpreh Kadri Bulica, kryetar i shoqatës së bletarëve.

Këshilli i Qarkut Kukës për të dytin vit radhazi organizoi "Festën e Mjaltit" si dhe panairin e produkteve dhe nënprodukteve të mjaltit. 

Qarku i Kukësit ka kullota të shumëllojshme që favorizojnë zhvillimin e bletarisë, e cila ka shërbyer gjithnjë si një aktivitet ndihmës për ekonominë e fermerëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia

Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia