‘Kërkesat për investim janë rritur’/ Rama për aeroportin e Vlorës: Nuk keni parë gjë akoma, projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit do rrisë ndjeshëm të ardhurat

Kreu i qeverisë Edi Rama në takimin me operatorët turistikë në Vlorë ditën e sotme është ndalur dhe tek punimet mbi aeroportin e Vlorës. Rama është shprehur se kërkesat për investim në zonë janë rritur dhe se sipas tij ka ndikuar edhe projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit.

Rama i është referuar dy projekteve që u lançuan disa kohë më parë në mediat ndërkombëtare mbi dy investimet që përqendrohen në turizmin elitar, dukë përfshirë dy zonat. 

 'Brenda majit do të përfundojë pista. Po punohet me terminalet. Ka pasur probleme me furnizimet. Aeroporti do të përfundojë dhe do të kalojmë në nivel tjetër, pasi fluksi do të jetë dhe më i madh. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit është në proces. Kemi shumë kërkesa për të investuar në Vlorë dhe të gjitha nuk mund të akomodohen nga ne. Duhet të akomodohen me pronarët, por kjo tregon që nuk keni parë gjë akoma për Vlorën. Do të bëhet një vend që do të rriten të ardhurat në mënyrë të jashtëzakonshme', -tha Rama. 


Lajmi kryesor:

'Bëni hile, fund informalitetit në turizëm në 2026'! Rama 'dush të ftohtë' operatorëve në Vlorë: Deklaroni netët e fjetjes, nëse s'doni inspektorët te dera! Ja plani (VIDEO)


H.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

 Shefi i NATO-s mesazh SHBA dhe Evropës: Nuk është koha për të ecur vetëm

Shefi i NATO-s mesazh SHBA dhe Evropës: Nuk është koha për të ecur vetëm