Kërkimet në Apoloni, arkeologët zbuluan themelet e Tempullit Antik të Shtyllasit! Lahi: Monumentet të bëhen të vizitueshme për turistët

Arkeologët janë rikthyer pas 20 vitesh për gërmime në tempullin antik të Shtyllasit, pjesë e parkut arkeologjik të Apolonisë. Ekspedita shqiptaro-gjermane, drejtohet nga profesor Bashkim Lahi dhe  arkeologu Grigor Doehner.  Nga këto gërmime mësojnë se themelet e tempullit antik, i vetmi i stilit doresk janë të ruajtura në gjendje shumë të mirë. Tempulli klasik grek mendohet se është ndërtuar në shekullin e 6 para lindjes së krishtit, por ende nuk dihet se cilës Perëndi i është kushtuar.

"Është një tempull dorik i periudhës klasike, tempull i kulturës greke. Meqë kishin ngelur shumë çështje pa u sqaruar, ne bashkë me kolegët shqiptarë morëm iniciativën që ta studiojmë më tej këtë tempull dhe ta lidhim me historinë e qytetit. Kur filluam gërmimet kishim indeë se nuk është ruajtur gjë nga themelet dhe jemi surprizuar! Në strukturën e tempullit kemi zbuluar një gjetje shumë të rëndësishme, shume të bukur, përmes te cilvave ne shpresojmë që në fund të gërmimeve të kuptojme çfarë madhësie kishte ky tempull.  Për shembull, kolona në literaturë është interpretuar në forma të ndryshme. Disa studiues mendonin se kjo është kolona e Çelës ndërsa të tjerë mendonin se është kolona e Prestazës. Tashmë e kemi të qartë që kemi të bëjmë me një kolonë të Prestazes ose si të thuash korridorit të kolonave”, shprehet Grigor Doehner.

Pas gërmimeve tempulli antik do të qendrojë i konservuar. Ky është shqetësimi më i madh për profesor Bashkim Lahin, i cili thotë se është detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë për ta bërë monumentin të vizitueshëm për turistët.

"Ajo që unë ndoshta do të tërhiqja vëmendjen në këtë rast është se si këto monumente mund të kthehen të vizitueshëm. Aftësia për të thirrur turistin është pikërisht në mundësinë që ne u ofrojmë atyre për të parë monumente të reja. Dhe është për të ardhur keq, në Apoloni, kryesisht monumente që vizitohen, janë kryesisht monumente të periudhës të Luftës së Dytë Botërore. Monumentet që kemi zbuluar ne dhe kolegët tanë, për fat të keq janë të mbuluar me dhé, ku në emër të konservimit është një masë e nevojshme për ta konservuar por ne duhet të mendojmë për ta prezantuar”, tha Bashkim Lahi.

Në tempull i vetmi objekt i vizitueshëm është kolona  që deri dje ndodhej mes ferrave dhe pa restauruar.

“Shikoni kolonën, shikoni si është bërë. Të thotë mendja se kjo është ndërtuar dje. Çfarë bëmë? Një muaj punë pastrim. Pse mos ta bëjne institucionet shqiptare? Pse mos ta bëjnë këtë punë? Thjesht pastrim. Me një furçë metalike. Por specialistët natyrisht.

Nuk tregohet kujdesi i duhur. Aty nuk është i lyer. Tani kjo po del në ngjyrën e vetë natyrore. Dhe shikoje. E bardhë. Përfytyroje të gjithë këtë godinë të bardhë dhe përfytyro lundërtarët, udhëtarët që kalojnë përmes lumit Vjosa të asaj kohe për të ardhur tek porti, sepse këtu poshtë ka qënë porti i qytetit dhe përmes portit lidhej me detin. Çfarë monumenti madhështor prezantohej. Mendo se çfarë impresioni të krijonte ky monument. Dhe në të vërtetë, çfarë ambasadori do të thoja unë, ishte ky monument për qytetin, për udhëtarët që kalonin përgjatë lumit dhe të njëjtin koncept do të kërkoja të ndiqnin edhe sot. Unë e shoh autostradën, qarkullon vazhdimisht, ka vazhdimisht lëvizje. Dhe prej atje shihet shumë mirë monumenti, dhe pse është vetëm një kolonë", vijon ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yrgfr: 08/10/2022 19:37

    Kollones emrin do te ja veme persian per nder te arkeologut gjirman,dhe puntorit te tije lahi.Qe te themi te verteten para 2700 vjetesh nuk egzistonte termi Greqi!dhe per kete fakt studjuesit te huaj apo nga shqiperia duhet te kujdeseshem persa i perket specifikimit te emrave sipas kohes.apollon apo e-polli,qe do te thote lindi,krijua patjeter qe eshte fjale pellazge ilire,kuptim ne ngeqishte nukeka.Duam te dime kush i autorizon keta analfabet te pa ditur, qe gjithçka e emertojne greke apo romake.

    Përgjigju
  • Guida: 08/10/2022 19:11

    Për mendimin tim Fieri dhe zonat si Apolonia etj etj duhet të futen patjeter në guidat shqiptare sikurse eshte sot Berati super I vizituar e meriton edhe apolonia te jetë pakete turistike në vete pasi ka shume histori …

    Përgjigju
  • goni: 08/10/2022 18:49

    shqiperia eshte pellembe e monumente,,te ruhen dhe te vihen ne funksuon historiko-turistik.....

    Përgjigju
  • Vaso: 08/10/2022 18:30

    Nuk duhet te perdorim emrin Grek. Ato jane ilire ose ne sensin e pergjithshem helene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'