MAS nënshkruan marrëveshjen "Horizon 2020", Programi i BE-së për kërkim shkencor dhe inovacion
Nikolla marrevshja ne Bruksel
TIRANË, 1 Korrik/ATSH/.- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, firmosi sot në Bruksel Marrëveshjen "Horizon 2020", Programi i BE-së për Kërkim dhe Inovacion, i cili premton arritje të mëdha në kërkimin shkencor.
"Horizon 2020" ofron financime prej 80 miliardë Euro për një periudhë 7 vjeçare (2014-2020), përveç financimeve që do të mund të sigurohen prej investuesve privatë.
Minitrja Nikolla tha gjatë ceremonisë së firmosjes së Marrëveshjes se qeveria e Shqipërisë do të ofrojë mbështetjen maksimale për të gjithë iniciativat e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve shkencorë vendas dhe atyre ndërkombëtarë."Ministria e Arsimit dhe Sportit ka qenë dhe mbetet e përkushtuar tërësisht për të mbështetur institucionalisht çdo iniciativë dhe projekt kërkimor të përbashkët që do të ndërmerret për adresimin e sfidave që lidhen me zhvillimin e kërkimit shkencor dhe me ndërtimin e kapaciteteve për këtë zhvillim", tha Lindita Nikolla.
Progresi shkencor, vijoi Nikolla, është një parakusht për arritjen e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë dhe se shoqërisë sonë do t'i duhet të ketë universitete, të cilat bazohen gjerësisht tek kërkimi shkencor, duke mbështetur vendin për arritjen e objektivave të sipërpërmendur.
"Në këtë kuadër qeveria aktuale e Shqipërisë ka inkurajuar forcimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve kërkimorë shqiptarë dhe evropianë dhe e ka shndërruar këtë në një prioritet për qeverisjen tonë. 'Horizon 2020" na ofron një kuadër të fuqishëm për forcimin e këtyre partneriteteve dhe për përmirësimin e cilësisë së kërkimit shkencor", tha Ministrja Nikolla.
"Horizon 2020", i perceptuar si mjet për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës, gëzon mbështetjen e nevojshme politike të udhëheqësve evropianë dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian. Ata kanë rënë të gjithë dakord se kërkimi shkencor është një investim në të ardhmen tonë dhe për këtë arsye e kanë vendosur atë në themel të kuadrit të BE-së për rritje të qëndrueshme, të zgjuar dhe gjithëpërfshirëse e për krijimin e vendeve të punës.Duke kombinuar kërkimin dhe inovacionin, "Horizon 2020" po ndihmon për arritjen e këtij objektivi, duke vënë theksin tek shkenca e ekselencës, udhëheqja në fushën e industrisë dhe tek përballja me sfidat e shoqërisë.
Programi i BE-së për kërkim dhe inovacion do të plotësohet nga masa të mëtejshme për të përfunduar dhe zhvilluar më tej Zonën Kërkimore Evropiane. Këto masa do të synojnë gjithashtu të eliminojnë pengesat për krijimin e një tregu të përbashkët funksional për njohuritë, kërkimin dhe inovacionin./k.s/
/Shqiptarja.com