Mateo Isufaj është arrestuar nga policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana. 21 vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.
I riu është dënuar nga Gjykata e Laquila-s në Itali në datën 19 maj të këtij viti. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata italiane.