Një 20-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Ai akuzohet nga drejtësia e Britanisë së Madhe për vrasjen e 23-vjeçarit Tomasz Waga në Cardiff, bashkë me 5 të tjerë.
Tomasz Waga, i cili ishte nga Polonia dhe jetonte në Essex të Anglisë u gjet i vdekur në rrugë. Arsyet e vrasjes së të riut nuk dihen ende. Në lidhje me ngjarje, autoritetet britanike shpallën në kërkim edhe 3 persona të tjerë, po ashtu shqiptarë. Madje për Mehallën kishte një shpërblim prej 5 mijë paundësh
Pas vrasjes në Angli, Gledis Mehalla u largua drejt Shqipërisë dhe për këtë u shpall një urdhër ndërkombëtar arresti.
Kjo ka bërë që Interpol Tirana ta arrestojë atë ditën e sotme në Lushnje me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar.