Kërkohej në gjithë Europën si pjesë e bandës së ‘skifterëve’, shqiptari arrestohet sapo vë këmbë në aeroportin e Veronës! Udhëtoi nga Tirana, do ekstradohet drejt Gjermanisë

Kërkohej në gjithë Europën si pjesë e bandës së ‘skifterëve’, shqiptari arrestohet sapo vë këmbë në aeroportin e Veronës! Udhëtoi nga Tirana, do ekstradohet drejt Gjermanisë

Policia italiane në aeroportin e Veronës

VERONA- Një shqiptar i kërkuar pothuajse në të gjithë Europën, është arrestuar sapo ka zbarkuar në aeroportin e Veronës.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjermania, teksa ishte në kërkim për krime kundër pronës. Shqiptari u kap më 1 nëntor, teksa Gjykata ka aprovuar masën e arrestit dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Pas uljes në Verona me një fluturim nga Tirana, shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u paraqit në kontrollin e pasaportave. Nga kontrolli i dokumenteve i kryer nga policët e shërbimit në aeroportin "Valerio Catullo", ndaj 31-vjeçarit u konstatua një urdhër-arresti evropian, me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjermane.

Pasi u shoqërua në polici, oficerët e hetuan më tej: 31-vjeçari në fakt ishte në kërkim nga autoritetet e Hamburgut, pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi të huaj kriminal ‘skifterësh’ të specializuar për vjedhjet me banesa, shkruan "Il Gazzettino".

Për këtë arsye u arrestua nga oficerët e Policisë Kufitare dhe tani ndodhet në burgun e Veronës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/11/2024 01:26

    Si ka mundesi qe ishte ne kerkim nderkombetar dhe nuk u bllokua nga policia kufitare qe ne Rinas?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare