TIRANË- Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Itali para 9 vitesh me 13 vite burg, është ndaluar sot ndërsa i ka zbritur avionit me të cilin kishte ardhur nga Amerika.
Policia kufitare e Rinasit bën me dije se personi i arrestuar është Eljot Xhafaj, 39 vjeç.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gjykata e Apelit Milano/Itali, me vendim nr. 480/06-3747/06, datë 09.11.2006, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Trafikim droge në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 110 e 81 të Kodit Penal Italian.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com