DURRËS – Policia e Shijakut ka ndaluar sot një shtetas shqiptar të kërkuar nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Rimini-t e kishte shpallur në kërkim për ushtrim të dhunës seksuale ndaj një minoreneje. Viktima ishte e bija 14-vjeçare.

Haxhi K., i ditëlindjes 1964, banues në Skukth të Durrësit, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma më datë 25 tetor 2011, theksohet në një komunikatë të policisë shqiptare.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në Itali, ku i akuzuari (mbiemri i të cilit nuk është publikuar), përgjatë periudhës 1 korrik 2006 deri më 30 gusht 2009, ka kryer disa herë akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur.

Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë nisur proçedurat për ekstradimin e tij në Itali.

(im/shqiptarja.com)