Spanja e kërkon për 40 vjedhje me dhunë, Gjykata e Kurbinit lë në burg për 40 ditë drejtorin e Ujësjellësit! Pritet ekstradimi

LEZHË- Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar tre ditë më parë nga policia për vjedhje në shtetin Spanjoll do të qëndrojë në burg. Ai doli këtë të martë para Gjykatës së Kurbinit, ku u njoh me masën e sigurisë. Gjyqtari Aurel Arapi, pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika dhe e cilësoi të ligjshëm ndalimin e 41-vjeçari, duke vendosur ndaj tij caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, kohë kjo që do i lihet në dispozicion autoriteteve Spanjolle për të sjellë në Shqipëri prova dhe kërkesën e ekstradimit të Alfred Prodanit.

Ndërkohë avokati 41-vjeçarit Edmond Buna kërkoi një masë më te butë, ndaj klientit të tij, me pretendimin se bëhet fjalë për një urdhër arresti të lëshuar në vitin 2013, kohë nuk kishte marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe po ashtu nuk është paraqitur asnjë proces që e implikon Prodanin për veprën penale që akuzohet.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua mbrëmjen e së premtes nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës".

Prodani, rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë dhe në vitin 2019-të ishte denoncuar  dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Në atë kohë 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht. Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LOLI: 10/05/2022 16:08

    POLITIKA E MENDEROSUR E JONA...SOCIALISTE E DEMOKRATE TE NDERSHEM JANE RRUGEVE PA PUNE !!! MALLKUAR QOFSHI !!!

    Përgjigju
  • imperil: 10/05/2022 11:54

    po personi tjeter ENDRI PERVATHI nga MANATIA LEZHES qe mori pjes ne grabitjen e benzemas kur do arrestohet nga interpoli Edhe ENDER PERVATHI nuk ka lan futbollist pa grabit ne SPAIN Duke i ndjek nepermjet instagramit i hetonte vendodhjen e shpia nepermjet fotove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës