FIER - Babë e bir nga Fieri kanë rënë në prangat e policisë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në pranga ka rënë Ahmet Isufaj, i cili kërkohet nga drejtësia kosovare nën akuzën e krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike. Së bashku me të është arrestuar edhe djali i tij, A.Isufaj, 33-vjeç. Të njëjtat burime bëjnë me dije për Report Tv, se i arrestuari Ahmet Isufaj është një njeri shumë i afërt (xhaxhai) me biznesmenin fierak Arben Isufaj i njohur edhe si “Ben Qimja”.
Ndër të tjera Policia e Fierit njoftoi se Ahmet Isufaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Krim i organizuar", "Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm". Nga kontrolli atij iu gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak).
Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge, vrasje, etj. Disa herë ai ishte arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.
Pas caktimit të një mase sigurie të përkohshme, dhe procedurave të mëtejshme nga autoritete shqiptare, dy të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Kosovës.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
47.7%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2855
Lajme të tjera
-
Makina luksoze, biznese e pasuri të paluajtshme, Apeli i GJKKO-së konfiskon dhjetëra prona të Ben Qimes dhe Altin Çuçajt të përfituara nga krimi
3 Maj, 12:22
-
Kosovë, dënohet një person për përfshirje në terrorizëm
25 Dhjetor 2022, 22:52
-
Gjykata pezulloi vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve, Kurti: Kur vjen puna për veten janë shumë efikasë, dosjet e tjera i lënë në pluhur
2 Dhjetor 2022, 15:55
-
Këshilli Gjyqësor reduktoi punën, Gjykata Themelore pezullon vendimin e qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve
2 Dhjetor 2022, 15:39
-
Qeveria e Kosovës uli pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shtyhen 150 seanca në Gjykatën Themelore të Prishtinës
24 Nëntor 2022, 17:32
-
Vrasja e Demir Backës në Fier, merret në pyetje Arben Isufi i njohur si 'Ben Qimja'! Policia e kërkoi prej ditësh por nuk e gjente
3 Nëntor 2021, 13:22
-
SPAK kërkon pasuritë e Ahmet Isufaj, kërkohet konfiskimi i pasurive të xhaxhait të Arben Isufaj
29 Tetor 2021, 20:59
-
Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, policia i shkon disa herë në shtëpi 'Ben Qimes' për ta marrë në pyetje, por nuk e gjen, familjarët: Është me punë në Tiranë
26 Tetor 2021, 11:30
-
6 makina luksoze, 7 biznese dhe 3 prona, SPAK sekuestron 13 pasuritë e Arben Isufit, i forti i Fierit i njohur si 'Ben Qimja'
5 Tetor 2021, 21:14
-
Krim brenda familjes në Fier! Një 29-vjeçar vret me thikë bashkëshorten, largohet nga vendi i ngjarjes
17 Mars 2021, 18:06
-
Apeli miraton ekstradimin e Ahmet Isufajt, xhaxhai i 'Ben Qimes'! Do përballet me drejtësinë në Kosovë, për trafik droge
11 Shtator 2020, 12:37
-
Mashtrimi me 26 mijë euro, Gjykata lëshon urdhër-arrest për deputetin kosovar
4 Gusht 2020, 16:19
Qenka Ben Jevgu, jo qimja
Përgjigju