Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të Trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Gjykata e Milanos ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 48 vjeçarin e identifikuar si B.U i cili banonte në Tiranë.
Ndërkohë Interpol Tirana po vijon me procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.