KAVAJË - Në kërkim ndërkombëtar prej disa vitesh, 48-vjeçari Arian Ali Begaj, është vënë në prangat e policisë vetëm dy ditë më parë.

Ai është arrestuar më 31 Janar 2014 në Kavajë, në bazë të dënimit të dhënë nga Gjykata e Milanos në datë 12 Prill 2005.

Begaj është dënuar nga kjo gjykatë me 7 vjet e 2 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “trafikim të lëndëve narkotike”, por nuk e ka kryer deri në fund dënimin.

Ai kërkohej nga Interpol Roma për të kryer edhe pjesën tjetër të mbetur e dënimit prej 4 vjet e 2 muaj burg.

48 vjeçari me banim në fshatin Gosë, Kavajës është arrestuar në pritje të ekstradimit për në Itali.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)