Kërkohej për vrasje dhe arratisje nga burgu në Itali, shqiptari Roland Dedja gjendet i vdekur në Bolivi! Zhduket shoku i dhomës, ja për çfarë dyshohet (DOSJA)

Kërkohej për vrasje dhe arratisje nga burgu në Itali, shqiptari Roland Dedja gjendet i vdekur në Bolivi! Zhduket shoku i dhomës, ja për çfarë dyshohet (DOSJA)

Roland Dedja, foto e pasaportës, e publikuar nga media boliviane

Bolivi- Gjendet i vdekur në një banesë në Santa Cruz të Bolivisë, një nga shqiptarët më të kërkuar për akuzën e vrasjes dhe arratisjes nga burgu në Itali.

Roland Dedja, 40 vjeç, nga Durrësi, raportohet nga mediat e vendit amerikano-juror se referuar edhe dokumenteve që posedonte dhe gjurmëve të gishtrinjve për identifikim, ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Lajmi është publikuar nga media “Eldeber” ditën e sotme (27 Tetor), duke e shoqëruar edhe me fotografinë e pasaportës së tij.

Dedja po jetonte në lagjen “Los Tusequis” të Bolivisë, ku kishte hyrë prej muajit nëntor të vitit të kaluar, me qëllim fshehjen. Shqiptari jetonte me një shtetas vendas, i skeduar edhe ai për akuzën e mashtrimit, por i arratisur nga banesa që prej momentit të zbulimit të trupit të pajetë. Nuk dihet nëse ai është i implikuar apo është larguar nga frika e arrestimit.

“I kërkuari Roland Dedja u gjet i vdekur dhe nga hetimet e para mendohet se shkak është ataku kardiak. Ai po fshihej në Bolivi prej vitit të kaluar dhe kërkohej për vrasje dhe arratisje nga burgu”, shkruan media në fjalë, duke iu referuar edhe dosjes hetimore.

Sipas lajmeve të kohës nga Italia, më 25 shtator 2023, ai u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjecari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar.

Dedja në momentin e arratisjes, ishte në pritje te gjykimit për drogë dhe për grabitje pas arrestimit në Martinsicuro. Ai më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë ai kishte marrë pafajësi, por çështja më pas u apelua.

Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero. Ai mori me qira një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe raportohet se në momentin e vdekjes së tij, ai jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime.

Vdekja ka ndodhur disa ditë më parë, por u publikua vetëm sot, teksa miku i Dedjas figuron i zhdukur pa gjurmë, ndoshta edhe për faktin se ishte person i skeduar dhe në kërkim. Interpoli u njoftua për rastin dhe po vijo ende hetimet, teksa pritet edhe një ekspertizë më e detajuar për shkaqet e vdekjes, nëse ka faktorë të tjerë të jashtëm.

Roland Dedja, foto e dosjes italiane, pas arrestimit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tunxh o bir: 27/10/2024 21:35

    40 vjec atak ne zemer,,,zhysin hunet ne kokaine e nuk din sa pijne,

    Përgjigju
  • Bollano: 27/10/2024 17:47

    Mos u çuditni! Asnjë kriminel nuk ka dalë dot në pension! Këtë fund kanë të gjithë.

    Përgjigju
    • @papa: 28/10/2024 07:06

      Varet kë quan ti pension por të garantoj që ke plot që jan duke shuju nipat e mbesat.Po flas për kta të "rrugës " e jo ata të politikës.Gjithsesi kush përmenet nëpër media dihet që me kokë në thes ësht

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!