Në faqen zyrtare të kryeministrisë ku janë të shfaqur me foto dhe CV-të personale të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, kryesuar nga kryeministri Edi Rama, Ylli Manjanit i ka mbetur vetëm emri, pasi ende nuk është gjetur një foto për të.
Veç kësaj, nëse do të klikojmë mbi emrin e ministrit të Drejtësisë (e vetmja e dhënë e cila është përditësuar) në vend të informacioneve për Ylli Manjanin, del ende CV-ja e ish-ministrit Naço.
Edhe nëse hyni tek faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë edhe aty ende mungon një jetëshkrim për Manjanin.
Ne fakt nga një vëzhgim në faqen e Kryeministrisë rezulton qe edhe ditari javor i qeverisë ka mbetur mbrapa. Nga 2 tetori asnjë e dhënë nuk është përditësuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)