Kërkoi 20 milionë dollarë për hitin e saj ‘All I Want for Christmas is you’, këngëtari tërhiqet nga padia ndaj Mariah Carey

Këngëtari Andy Stone është tërhequr nga padia ndaj këngëtares së njohur Mariah Carey për shkelje të të drejtave të autorit për këngën e saj të famshme ‘All I Want for Christmas’.

Kantautori paditi yllin e popit në qershor, duke pretenduar se ai shkroi dhe regjistroi një këngë të quajtur “All I Want For Christmas Is You” përpara se Carey të publikonte këngën e saj me të njëjtin emër që do të hynte në histori.

Ai i tha gjykatës se do ta pushonte çështjen, por ligjërisht ai mund ta rifillonte atë. Mega-hiti i Mariah Carey është një nga rekordet më të njohura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, i cili luhet çdo fundvit.

Stone i cili performon nën emrin Vince Vance me grupin Vince Vance and the Valiants, paditi në një gjykatë federale të New Orleans-it, këngëtaren Mariah Caery, ku edhe bëri kërkesë për pushimin e çështjes. Ai kërkonte të paktën 20 milionë dollarë (16 milionë funte) dëmshpërblim, duke argumentuar se Carey shfrytëzoi "popullaritetin" dhe "stilin" e tij.

Pavarësisht se kanë një titull, të dy këngët janë të ndryshme muzikore, por Stone pretendonte se Carey nuk kërkoi leje për të përdorur emrin e këngës dhe kishte fituar "fitime të pamerituara" prej tij.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja