Gjykata  e Tiranës ka rrëzuar kërkesën padinë e ish-ministres së Mbrojtjes Kodheli, që kërkonte 50 mijë euro dëmshpërblim nga Reila Bodzo. Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u padit, pasi akuzoi se Ministria e Mbrojtjes i  ka dhënë tenderin për vënien në punë të pajisjeve për sigurinë detare, një dyqani celularësh në Rrugën e Durrësit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Adriatik Bocaj, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë nëse ish-ministrja do të vijojë betejën ligjore në Apel ndaj anëtares së këshillit të PD në bashkinë e Tiranës, deklaratën e së cilës e cilësoi si shpifje.

Reila Bodzo asokohe akuzonte se “Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”.

kodheli

d.b/shqiptarja.com