TIRANË- Në Gjykatën e Elbasanit u shqyrtua kërkesa e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për lirimin nga burgu për shkaqe shëndetësore dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në shtëpi.

I dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit me tre vite burgim per “Korrupsion pasiv”, Gjici ndodhet aktualisht i shtruar në një spital privat. Ai u përfaqësua sot në seancë nga avokati Markelian Jançe.

Avokati paraqiti dokumenteve te siguruara nga Burgu i Lushnjës dhe spitali privatSipas avokatit, Gjici vuan nga probleme kardiovaskulare dhe diabeti. 

Gjykata nuk është bindur ndaj kërkoi të ngrihet një grup ekspertësh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që të kryejnë ekspertizën mjekësore të Safet Gjici.

Seanca radhës është shtyrë për me 14 nëntor për betimim e ekspertëve dhe caktimin e detyrave për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor të të dënuarit.