Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga shqyrtimi i rekursit të tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata do të shqyrtojë më 27 nëntor rekursin e ish-presidentit, ndërsa relatori do të jetë gjyqtari Panda. Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi.
Kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që kanë lënë në fuqi masën e arrestit janë antikushtetuese dhe cenojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Meta këmbëngul se po mbahet në qeli pa akuzë.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.
Komente












