Vuri 'kusht' që kërkesa e prokurorisë të jetë në gjuhën e saj, gjykata e Elbasanit shtyn sërish seancën ndaj 'spiunes' ruse

Vuri 'kusht' që kërkesa e prokurorisë të jetë në gjuhën e saj, gjykata e Elbasanit shtyn sërish seancën ndaj 'spiunes' ruse

Rusja, Svetlana Timofeeva

Është shtyrë sërish seanca ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofeeva në gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.

Shkak i shtyrjes së seancës ka qenë kërkesa e bërë nga Timofeva. Ajo kërkoi që aktakuza e prokurorisë të jetë në gjuhën ruse. Gjykata e ka pranuar kërkesën e saj dhe vendosi që seanca e rradhës të mbahet në datën 17 mars.

Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin  Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik. Në Shqipëri, të tre të huajt  akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por deri më tani ajo ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/03/2023 01:43

    /ARBEROR/,eshte e drejte dhe detyrim nderkombetar qe dokumentet,sidomos ato me permbajtje juridike t'i kesh edhe ne gjuhen tende,sepse ka raste qe perkthimi ndryshon ose u jep kuptim tjeter fjaleve e fjalive ne doc.E njejta gje vlen dhe per perkthyesit,cdo person qe ndodhet ne nje shtet te huaj, ka te drejte te kete perkthyes kur behet fjale per gjyqe e arrestime.

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/03/2023 11:25

    Përveq gjuhes turke në shkolla tani e ka radhen edhe gjuha ruse për shqiptarët, sepse Edvin shkjau shqipfolës ështé Enver Hoxha II , E asaj fashiste të putinit sigurojani një perkthyes dhe tregon se këtu ështé Shqipëri e jo serbi . Sepse serbi ka vetëm në Surrel në bunkerin e Edvin shkjaut shqipfolës…!

    Përgjigju
    • Llesh: 03/03/2023 14:48

      Ti kokrra e koqes o pallosh malesh

    • tani: 03/03/2023 12:33

      po mor ti se fliska arabisht

  • tirona: 03/03/2023 10:56

    Ku ësht ky Ed Rama e ministri mbrojtjes që na dolën mas 2 orësh jo nuk jan spiunë jo nuk ësht cënu siguria kombëtare,jo skan ça filmojn në gërmadhat e konunizimit etj etj etj.. Si ka munsi që i mbani "kot" mren kur nuk jan spiun? A shtet vrk e KM VRK si ky që ësht e po ashu ato që kan qenë..mir që spo na eliminojn për 1 javë të gjithve me helmim ujti .. shtet i marum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja