Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar nga rradhët e policisë rrugore Hysen Metalian, i cili është shfaqur në një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku kërkonte ryshfet nga një prej drejtuesve të automjeteve për të mos i vendosur gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vajkan ku punonjësi i policisë, në shpërdorim të detyrës i ka kërkuar shumë monetare drejtuesit të mjetit në këmbim të mos-vendosies së gjobës.

Ndaj Hysni Metalias i cili mbante edhe postin e inspektorit, kanë nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.