Është refuzuar për të dytën herë çmimi rekord i pagës së shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, prej 56 miliardë dollarësh.
Vendimi në gjykatën e Delaëare vjen pas disa muajsh përplasjesh ligjore dhe pavarësisht se u miratua nga aksionerët dhe drejtorët gjatë verës.
Gjykatësja Kathaleen McCormick la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm nga janari, në të cilin e argumentoi se anëtarët e bordit ishin shumë të ndikuar nga Musk.
Pas këtij vendimi Musk reagoi me anë të një postimi në platformën X.
“Aksionarët duhet të kontrollojnë votat e kompanisë, jo gjyqtarët”, shkroi Musk.
Më tej Tesla u zotua të apelojë vendimin, duke nënvizuar se vendimi ishte “i gabuar”.
“Ky vendim, nëse nuk shfuqizohet, do të thotë që gjyqtarët dhe avokatët e paditësve drejtojnë kompanitë e Delaëare dhe jo pronarët e tyre të ligjshëm, aksionerët”, tha kompania në një postim në X.
Tesla nuk arriti të provonte se paketa e pagave, e cila daton në vitin 2018, ishte e drejtë.
Një votë e aksionerëve mbi pagesën kaloi me 75% në qershor, por gjyqtarja nuk ra dakord që paga të ishte kaq e madhe duke e cilësuar si një paketë të tepruar dhe të padrejtë ndaj aksionerëve.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndoi problemet
17 Janar, 20:10
-
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
17 Janar, 20:03
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Gjykata e Lartë në SHBA miraton ndalimin e TikTok! Vendimi hyn në fuqi më 19 janar
17 Janar, 16:12
-
Trump zbulon telefonatën me Xi Jingping para inaugurimit: Folëm për tregtinë, fentanilin dhe TikTok! Do bëjmë gjithçka të mundur për një botë paqësore
17 Janar, 16:05
-
SHBA/ Bondi: Do të jem Prokurore e Përgjithshme e pavarur
17 Janar, 16:00
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin
17 Janar, 15:51
-
Presidenti Biden lehtëson masën e dënimit për afro 2500 persona
17 Janar, 15:37
-
Barack dhe Michelle Obama drejt ndarjes?
17 Janar, 13:22
-
U kritikua pasi u largua me avion privat nga zjarret në Los Anxhelos, DiCaprio ‘rregullon gabimin’
17 Janar, 10:58