Dëshmitarët e Jehovait ndodhen në gjyq me kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë shqiptare.
Burime për Report TV bëjnë me dije se ata kanë shkuar në gjyq për plotësimin e kërkesës së tyre për të marrë statusin e bashkësisë fetare në Shqipëri.
Po ashtu mësohet se padia ndodhet në pritje të gjykimit në Gjykatën e Lartë. Padia më herët ka qenë në gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
Titulli i çështjes: SHOQATA “DESHMITARET E JEHOVAIT NE SHQIPERI” Kundër. KRYEMINISTRIA
Ardhur prej: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
Objekti i padisë/akuzës: Detyrimin e organit publik, Kryeministria, për të kthyer një përgjigje për kërkesen e dates 12.03.2021, të shoqates “Dëshmitarët e Jehovahit në Shqipëri”, për të fituar njohjen si “Bashkësi fetare”. Saktësimin e detyrimit të organit publik, Kryeministria, që të marrë parasysh te drejtat e njohura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Konventa e Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, “Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike”, dhe Kodi i Procedurës Administrative, per trajtim të barabartë, të drejtë, të paanshëm dhe objektiv të kërkesës së shoqatës “Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri”. Detyrimin e organit publik, Kryeministria, për të arritur një marrëveshje me shoqatën “Dëshmitarët e Jehovahit në Shqipëri” sipas parashikimeve të pikës 5, të nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të paditësit, brenda një afati që do të vlerësohet i arsyeshem nga Gjykata.
Baza ligjore: Nenet 3, 10, 15, 18, 24 dhe 46 lë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (në vijim Kushtetuta), nenet 9, 11, 14, neni 1 protokollit nr.1 i protokollit nr.12, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 8137, datë 31.07.1996 (protokolli nr. 12, shtuar me ligjin me nr.9264, datë 29.07.2004), (në vijim Konventa); nenet 18, 22, 26 dhe 27 të “Paktit ndërkombetar për të drejtat civile dhe politike, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.7510, datë 08.08.1991, (në vijim Pakti); nenet 10, 13, 14, 16, 17, shkronja “b” e nenit 21, pika 1 dhe 2 e nenit 23, 33, nenet 53, 91 dhe shkronja “a” e nenit 129 të Kodit te Porcedurave Administratie, (në vijim K??), shkronja” b” e nenit 7, pika 1 e nenit 11, shkronja “a” e nenit 15, shkronja “a” e pikës 2 të nenit 16, shkronja ç”, “dlr, “e”, e nenit 17, shkronja “d” e pikës 1 të nenit 18, shkronja” V”, “dh” dhe “e” e nenit 40 të Ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar (në vijim Ligji 49/2012).
Statusi i çështjes: Në Proçes
PALËT
Paditës: SHOQATA “DESHMITARET E JEHOVAIT NE SHQIPERI”
I Paditur: KRYEMINISTRIA
Palë e Tretë: KESHILLI I MINISTRAVE
Pjesmarrës në gjykim – Avokatura e Shtetit: AVOKATURA E SHTETIT
Palë e Tretë: KOMITETI SHTETEROR PER KULTET
Komente








