DURRËS- Pas GJJKO edhe Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për t’u liruar nga burgu që të betohet si kryebashkiak i Himarës. Vendimi u mor sot (10 tetor 2023) nga gjyqtarja Entela Shedula, ndërsa e pranishme në senacë ishte edhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi.
Gjykata e Durrësit vendosi që t’ia dërgojë për shqyrtim kërkesën e Fredi Belerit Gjykatës së Lartë. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë se cila gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Belerit.
Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, kreu i PDBDNJ-së Vangjel Dule, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e mban Belerin në burg me qëllim që të mos betohet si kryebashkiak.
"S’ka asnjë ligj që e pengon të betohet. Ky është një vendim kryekëput politik. Ai mbahet në burg nga kryeministri Rama", tha Dule.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.
Vendimi i Gjykatës së Durrësit
Në përgjigje të interest të shprehur dhe të e-maileve tuaja, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me nëpërmjet së cilës, në bazë të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, në kuadër të informimit për çështje që konsiderohen me interes publik, lidhur me çështjen penale me kërkues shtetasin Dhionisios Alfred Beleri, parashtrojmë si më poshtë:
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është depozituar Kërkesa Penale me Nr. 561 Akti, datë 22.09.2023 regjistrimi, me objekt “Kundërshtimin e aktit Nr. 1938 prot. datë 08.09.2023, njoftuar me datë 11.09.2023, pranimin e kërkesës për dhënie leje/autorizim të veçantë.”, me kërkues shtetasin Dhionisios Alfred Beleri dhe palë të interesuara Institucioni për Ekzekutimin e Vendimeve Penale Durrës, Drejtoria Përgjithshme e Burgjeve Tiranë, Prokuroia e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kjo çështe u shqyrtua nga trupi gjykues Znj. Entela Shedula, ku në përfundim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi:
1. Të parashtrojë përpara Gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore për gjykimin e kërkesës penale Nr.71029-02531-11-2023/561 regjistri themeltar, datë regjistrimi 22.09.2023, me objekt: Kundërshtimin e aktit Nr. 1938prot, datë 08.09.2023, njoftuar me datë 11.09.2023, pranimin e kërkesës për dhënie leje/autorizimi të vecantë,
2. Dërgimin e kopjes së akteve Gjykatës së Lartë.
3. Një kopje e vendimit do t'i dërgohet për njoftim Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
(VO: Sjellim në vëmendjen tuaj se krahas të drejtës për informim, të dhënat e mësipërme, veçanërisht për nga karakteri që bartin, ndër të tjera, janë edhe objekt i Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (I ndryshuar) ku çdo abuzim me të dhënat që përmbajnë këto manteriale passjell përgjegjësi sipas ligjit. Për këtë shkak, kërkohet që përveç zbatimit të legjislacionit në fuqi të tregohet kujdes i shtuar nga subjektet që disponojnë të dhënat në fjalë.)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm.
Pasi Gjykata e Durrësit shpallë moskompetencë për çështjen Beleri, Vangjel Dule vijon të akuzojë kryeministrin Rama se po e mban në burg për shkaqe politike. Sipas tij, po bëhet një lojë juridike me qëllim që Beleri të mos betohet, ndonëse është i zgjedhur nga komuniteti i Himarës.
‘Juve e shikoni se topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës. Unë do u thosha të gjithëve, ti hedhim një sy konventës evropiane të të drejtave të njeriut. Një qytetar i cili prezulmohet i pafajshëm, i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre, si pengohet për të kryer betimin? S’ka asnjë ligj që e pengon të betohet. Ky është një vendim kryekëput politik. Ai mbahet në burg nga kryeministri Rama.
Duhet të dallojmë me shumë vëmendje, kushdo mund të jetë i ndaluar por jo i dënuar.’- tha Dule.
KETIJ TRAPI NJE KOKER PLUMBI NE BALLE QE TE MOS NA I BEJE PIS ZYRAT E GJYGJIT.
Përgjigjubeleri nuk duhet te ishte gjalle sot por kurre nuk eshte vone. Kjo bucja ambasadore te shkoje te takoje edhe zani caushin se per te njejten ceshtje e liruan nga burgjet e greqise.
PërgjigjuPo luajn mendsh qarqet greke. Duan te rrisin ndikimin te censusi i popullsise.
PërgjigjuAtje ku ka vëndin.Andej ngalumi i Vlorë dhe deri nëOrogonat vetëm makina (vetura) kishte,bëji një thirje oDule Micotaqëisit të të sjellë ndonjë kalse(Kali Sali)ka ngordhur.Ore aman se mos kërkon kaië prej vërteti,por druri që i hapet barku na posht dhe vetëm natën.AMAN,AMAN.
Përgjigju