Kërkon mandatin e tretë në krye të FIFA-s, Infantino: Në muajt e ardhshëm do jem në Shqipëri
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino
Presidenti i FIFA-s Giani Infantino shumë shpejt do jetë në Shqipëri. Numri 1 i futbollit botëror do vizitojë vendin tonë për inaugurimin e ‘Shtëpisë së Futbollit’, por edhe me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA.
Gjithsesi pas kësaj fshihet edhe qëllimi kryesor, pasi Infantino po kërkon një mandat të tretë në krye të këtij intitucioni. Italo-zvicerani u zgjodh fillimisht pas largimit të Blatter, ndërsa u rizgjodh në 2019. Zgjedhjet e ardhshme janë në 2023, ndërsa vetëm një ditë më parë Infantino mori premtimin e federatave aziatike se do mbështet në zgjedhje.
“Siç edhe e diskutuam, do të jetë një kënaqësi e madhe për mua të vizitoj vendin tuaj në muajt në vijim, për t’u takuar me anëtarët e komunitetit shqiptar të futbollit dhe zyrtarët e qeverisë si edhe për të ndarë vizionin tonë për futbollin dhe mënyrat për të zhvilluar më tej lojën tonë dhe promovimin e vlerave të saj në Shqipëri dhe në rajon.
Zyrat tona do të kontaktojnë për të gjetur datën dhe orën e duhur për vizitën. Ndërkohë, ju uroj sa më shumë suksese për organizimin e finales së UEFA Conference League 2022 në Tiranë dhe pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri shumë shpejt.
Juaji sinqerisht, Gianni Infantino,”-thuhet në letrën e presidentit të FIFA-s.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?
-
PO
16.3%
-
JO
77.4%
-
NUK KAM MENDIM
6.3%
Vota total: 1521
Lajme të tjera
-
Vështirësia e jashtëzakonshme e ndërtimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve
20 Qershor, 21:02
-
Futbolli në festë në SHBA, Meksikë dhe Kanada! FIFA zbulon 16 qytetet pritëse të Kupës së Botës 2026
17 Qershor, 10:17
-
Veto bullgare, integrimi dhe konflikti në Ukrainë
16 Qershor, 11:28
-
Prestigjozja gjermane publikon artikullin për alpet dhe agroturizmin shqiptar, Rama: Ftesë e hapur për turistët
10 Qershor, 11:44
-
Punimi i filigranit, dita ditës edhe më tërheqës për banorët e Ohrit
10 Qershor, 10:41
-
Nis Islandë-Shqipëri në Rekjavik, kombëtarja shqiptare për të thyer tersin
6 Qershor, 20:45
-
Krizat e mbivendosura në Ballkanin Perëndimor
29 Maj, 19:38
-
Kujt i takon pushteti në demokraci ..?
27 Maj, 15:24
-
Zv. ministri i Drejtësisë i Maqedonisë për Report Tv: E drejtë që Shqipëria të ndahet nga ne, Bullgaria vijon të na mbajë peng
27 Maj, 12:19
-
Ide të zgjerimit të BE në situatën e re gjeopolitike
20 Maj, 18:40
-
Ukrainasit dhe Shqiptarët më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në vitin 2021
20 Maj, 08:16
-
FIFA zbulon arbitrat e Botërorit, për herë të parë 3 prej tyre janë vajza
19 Maj, 16:18