Kërkuan vetëm një krevat për djalin që kishte 8 vite në koma në shtëpi, Rama u jep lajmin e mirë prindërve

Kërkuan vetëm një krevat për djalin që kishte 8 vite në koma në shtëpi, Rama u jep lajmin e mirë prindërve

Erjon Xhangolli ishte vetëm 21 vjeç, kur u aksidentua në Greqi, duke rënë në një greminë.

Prej më shumë se 8 vitesh, i riu qëndron i shtrirë në shtëpi, në koma, ndërsa ishin prindërit e tij të cilët bën apel për një krevat për djalin e tij.

Prindërit i ishin kthyer në infermierë, duke i ndenjur në kokë djalit të tyre e duke i bërë shërbimet mjekësore.

Për rastin në fjalë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë për Erjonin.

Erjoni është transferuar për në spital në Tiranë, ndërsa Rama ka bërë me dije se ai do të ketë në shtëpi krevatin special që kërkon trajtimi i plagëve të tij, si edhe një infermiere të dedikuar që do ta ndjekë sipas kalendarit mjekësor.

Reagimi i Kryeministrit Rama:

Dje pasdite përmes një faqeje në fb u publikua një rast dramatik nevoje për kujdes të veçantë shëndetësor në fshatin Barç të Korçës. Si rrjedhojë e publikimit, pati një sensibilizim të lexuesve që e “bombarduan” zyrën time online në ëhatsap, duke dërguar linkun e faqes në fjalë.

• E rëndësishme është të sqarohet se 29 vjeçari, Erion Xhangolli, pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vjetësh në Greqi, ka marrë mjekimin në shtëpi sipas këshillimit të bërë atje dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve tona shëndetësore.

• Disave që linkun e shoqëruan me të shara e me broçkulla të tipit, “po vdes populli, se s’ka spitale”, etj., u them se duhet t’i bëjnë një rifreskim memories, e të kujtohen se çfarë rrumpalle e frikshme ishin spitalet deri para pak vitesh dhe nëse sot, ka ende shumë akoma për të bërë, duan s’duan ata, situata ka ndryshuar si dita me natën.

• Të tjerët, shumicën e atyre që e çuan linkun, pa komente apo edhe me fjalë të edukuara kërkese për vëmendje nga ana ime, i falenderoj me respekt për njerzillëkun e tyre dhe përmes këtyre fotove, i informoj se qysh në momentin e parë të publikimit të videos së këtij rasti dramatik, Ogerta kishte organizuar vizitën e më pas, lëvizjen e djalit të sëmurë drejt Tiranës për sot në mëngjes.

• Një falenderim edhe për faqen që e postoi rastin dhe faqet e tjera që e ripostuan. Më hapën punë me “bombardimin” duke publikuar edhe numrin tim, sepse do të kishte mjaftuar një sms, por përveç zgjidhjes së problemit kanë menduar edhe për të marrë “like”-t e rastit, kështu që s’ka problem:-)

RËNDËSI KA QË ERION XHANGOLLI, PO MERR SHËRBIMIN E DUHUR NË AUTOAMBULANCËN MODERNE, RRUGËS PËR NË SPITALIN E TRAUMËS NË TIRANË. MË PAS AI DO TË KETË NË SHTËPI KREVATIN SPECIAL QË KËRKON TRAJTIMI I PLAGËVE TË TIJ, SI EDHE NJË INFERMIERE TË DEDIKUAR QË DO TA NDJEKË SIPAS KALENDARIT MJEKËSOR

Forca Erion, sot ke pranë shumë miq dhe ne jemi me ty

Ora 13:22
Rama u jep lajmin e mirë prindërve
1/6
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Brunilda: 03/10/2019 18:39

      Bravo kryeminister vepro dhe per femit e tjer qe po' lufton me jeten quhet lumturi goga qe esht ne gjendje te rend dhe nuk e mer as nje doktor persiper per kurim kerkojn 30mi ero dhe vajza esht shum keq bie pa ndinja jepi nje ndim zoti edi rama esht 9 vjece dhe jeta è saj esht shum e veshtir nr 0685382851

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

    Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024