Erjon Xhangolli ishte vetëm 21 vjeç, kur u aksidentua në Greqi, duke rënë në një greminë.

Prej më shumë se 8 vitesh, i riu qëndron i shtrirë në shtëpi, në koma, ndërsa ishin prindërit e tij të cilët bën apel për një krevat për djalin e tij.

Prindërit i ishin kthyer në infermierë, duke i ndenjur në kokë djalit të tyre e duke i bërë shërbimet mjekësore.

Për rastin në fjalë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë për Erjonin.

Erjoni është transferuar për në spital në Tiranë, ndërsa Rama ka bërë me dije se ai do të ketë në shtëpi krevatin special që kërkon trajtimi i plagëve të tij, si edhe një infermiere të dedikuar që do ta ndjekë sipas kalendarit mjekësor.

Reagimi i Kryeministrit Rama:

Dje pasdite përmes një faqeje në fb u publikua një rast dramatik nevoje për kujdes të veçantë shëndetësor në fshatin Barç të Korçës. Si rrjedhojë e publikimit, pati një sensibilizim të lexuesve që e “bombarduan” zyrën time online në ëhatsap, duke dërguar linkun e faqes në fjalë.

• E rëndësishme është të sqarohet se 29 vjeçari, Erion Xhangolli, pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vjetësh në Greqi, ka marrë mjekimin në shtëpi sipas këshillimit të bërë atje dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve tona shëndetësore.

• Disave që linkun e shoqëruan me të shara e me broçkulla të tipit, “po vdes populli, se s’ka spitale”, etj., u them se duhet t’i bëjnë një rifreskim memories, e të kujtohen se çfarë rrumpalle e frikshme ishin spitalet deri para pak vitesh dhe nëse sot, ka ende shumë akoma për të bërë, duan s’duan ata, situata ka ndryshuar si dita me natën.

• Të tjerët, shumicën e atyre që e çuan linkun, pa komente apo edhe me fjalë të edukuara kërkese për vëmendje nga ana ime, i falenderoj me respekt për njerzillëkun e tyre dhe përmes këtyre fotove, i informoj se qysh në momentin e parë të publikimit të videos së këtij rasti dramatik, Ogerta kishte organizuar vizitën e më pas, lëvizjen e djalit të sëmurë drejt Tiranës për sot në mëngjes.

• Një falenderim edhe për faqen që e postoi rastin dhe faqet e tjera që e ripostuan. Më hapën punë me “bombardimin” duke publikuar edhe numrin tim, sepse do të kishte mjaftuar një sms, por përveç zgjidhjes së problemit kanë menduar edhe për të marrë “like”-t e rastit, kështu që s’ka problem:-)

RËNDËSI KA QË ERION XHANGOLLI, PO MERR SHËRBIMIN E DUHUR NË AUTOAMBULANCËN MODERNE, RRUGËS PËR NË SPITALIN E TRAUMËS NË TIRANË. MË PAS AI DO TË KETË NË SHTËPI KREVATIN SPECIAL QË KËRKON TRAJTIMI I PLAGËVE TË TIJ, SI EDHE NJË INFERMIERE TË DEDIKUAR QË DO TA NDJEKË SIPAS KALENDARIT MJEKËSOR

Forca Erion, sot ke pranë shumë miq dhe ne jemi me ty

Ora 13:22
Rama u jep lajmin e mirë prindërve
11/0