Kërpaçi akuzon Veliajn: Situata me transportin publik është kaotike në Tiranë! Dështim i Bashkisë

Kërpaçi akuzon Veliajn: Situata me transportin publik është kaotike në Tiranë! Dështim i Bashkisë

Floida Kërpaçi

Kryetarja e LRI-së në PL, Floida Kërpaçi ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për një situatë kaotike në Tiranë. Ajo thotë se Bashkia ka mashtruar me faktet që paraqet ndërsa shton se transporti publik në Tiranë është një dështim i dukshëm i kryebashkiakut Veliaj.

Ajo thotë se ky është një tjetër premtim i pa mbajtur për të cilën kanë pasur 8 vite kohë.

“Jemi sot në këtë komunikim publik, lidhur me situatën kaotike të transportit publik urban në Tiranë. Referuar shifrave zyrtare të publikuara nga Bashkia Tiranë, Transporti publik urban në Tiranë përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë, ku pjesa më e madhe rreth 64,7% udhëton me biletë dhe një pjesë më e vogël përdorin abonentë, librezat, etj. Bashkia Tiranë deklaron se numri total i stacioneve të transportit urban është 451 dhe pritja mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobusëve dhe orarit.

Por realiteti që përballen banorët e Tiranës dhe për të cilin ankohen çdo ditë, është krejt tjetër. Dhe këtë Bashkia Tiranë do ta kishte kuptuar edhe vetë, nëse do të kishte zgjedhur këto vite të dëgjonte qytetarët. Për Partinë e Lirisë, transporti publik në Tiranë është një dështim i dukshëm i kryebashkiakut Veliaj. Transporti publik është një nga shqetësimet kryesore të banorëve të Tiranës, por Kryetari i Bashkisë nuk ka patur kujdesin në 8 vite që ta përmirësojë atë. Nëse Bashkia do të kishte dedikuar vëmendjen që i ka dhënë lejeve të ndërtimit, shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, situata do të ishte krejt ndryshe.

Në 8 vite kohë, ku në 4 vitet e fundit i gjithë këshilli bashkiak është monopartiak, përmirësim real të transportit publik nuk ka patur, por ai mbetet një premtim i pambajtur!Kaosi dhe vështirësitë që përballen zonjat, vajzat, të rinjtë, të moshuarit, që përdorin transportin publik në Tiranë si mjetin kryesor të lëvizjes, janë një stres i çdo dite. Premtimet Boshe për autobusë më të shpejtë në vitin 2023, kur nuk janë realizuar ende premtimet, nuk kanë asnjë vlerë sepse qytetaret janë te lodhur nga propaganda dhe mashtrimet! Jo vetëm që ka një seri premtimesh të pa mbajtura, por edhe rritja e kostos së biletës dhe abonesë së urbanit që u krye vite më parë, me argumentin se kjo do të çonte në rritjen e cilësisë, nuk e ka ndryshuar situatën sipas premtimit të dhënë.

Tirana meriton të jetë kryeqytet me standarde evropiane, dhe kur vjen puna tek shërbimet jetike që shqetësojnë qytetarët, si transporti urban, Bashkia duhet te tregoje përgjegjshmëri, që taksat të mos shkojnë për shpenzime luksi, por për nevojat reale të qytetit. Banorët e Tiranës janë gjykuesit më të mirë për punën e Bashkisë Tiranë dhe premtimet boshe të kryetarit Veliaj, ndaj në 14 Maj do të realizojnë ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur me votë. Partia e Lirisë mbetet e angazhuar për përmirësimin prioritar të kësaj situate kaotike me transportin publik, së bashku Edhe me Hartimin dhe zbatimin e një Plani të Përgjithshëm Territorial, në konsultim të gjerë me ekspertë dhe qytetarë, për të riparuar dëmet që janë bërë lëvizshmërisë dhe transportit publik në kryeqytet.”- tha Kërpaçi.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 24/02/2023 16:21

    Transporti publik ne Tirane eshte ne nivelin e duhur.Mundohuni te gjeni deshtim ne ndonje problem tjeter.Doni te beni fushat elektorale por ne te vertet beheni kaq qesharak me genjeshtrat tuaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit