MYNIH- Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në shumë vende të Europës Qendore dhe Lindore, si dhe në Ballkan. Duke u ndalur konkretisht tek problematika e korrupsionit, gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë John Kerry tha se “aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve shtypen nën barrën e korrupsionit”, duke theksuar se kjo situatë dobëson gjyqësorin.
“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare,” tha Sekretari i Shtetit Kerry.
“VOA” raporton se Sekretari i Shtetit John Kerry u ndal tek gjendja në Ukrainë.
“Megjithëse ka elementë shqetësues dhe një situatë kaotike në rrugët e Kievit, pjesa më e madhe e ukrainasve duan të jetojnë të lire, në një mjedis të sigurtë, në një vend të begatë dhe po luftojnë për të drejtën për të bashkëpunuar me partnerë që do t’i ndihmojnë të përmbushin aspiratat e tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës në këtë betejë”, vijoi Kerry.
Konferenca e Mynihut për Sigurinë është një aktivitet vjetor ku diskutohen sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimi SHBA-Europë për ballafaqimin me problemet aktuale.
Siguria e Europës dhe bashkëpunimi në përgjigje të sfidave globale ishin ndër temat kryesore ku u ndal dje Sekretari i Shtetit John Kerry gjatë fjalës së tij në konferencë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com