NJU JORK – Kampionë të mbledhur nga skuadrat e shpëtimit në 21 gusht janë rezultat pozitiv për testin e gazit sarin. Ka bërë të ditur sekretari i Shtetit, John Kerry duke saktësuar se kanë ardhur prova të reja në 24 orët e fundit.

Kerry ka thënë se ka besim, që Kongresi do të votojë për përdorimin e forcës në Siri. Parlamentarët do të bëjnë “atë që është e duhur” ka thënë Carry për Cnn, duke shtuar se ''luhen interesa të mëdha si siguria kombëtare dhe kredibiliteti i SHBA”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)