Kerry në Tiranë, Berisha: Historike
mbështetje ndaj anti-korrupsionit

Kerry në Tiranë, Berisha: Historike<br />mbështetje ndaj anti-korrupsionit
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka komentuar vizitën e mbajtur sot në Tiranë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry vizitë që e ka konsideruar si historike dhe që do të mbështesë qytetarët shqiptar në luftën ndaj korrupsionit.

Në rrjetin social ‘Facebook” komentin Berisha e ka shoqëruar me një foto të Kerry-t në aeroportin e Rinas-it ku u prit nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani dhe shton se, kjo vizitë është e pesta e këtij lloji në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Kerry dëgjoi zërin e opozitës mbi gjendjen tejet të rëndë të krimit të organizuar, lidhjet e tij të tmerrshme me Ramën dhe qeverinë e tij, korrupsionin e përmasave gjigande të qeverisë dhe rrënimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.
 
Ja mesazhi i tij i plotë në Facebook
Vizite historike e sekretarit John Kerry ne Shqiperi!
Sot erdhi per nje vizite miqesore, historike ne Shqiperi, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. 
Kjo vizite, qe eshte e pesta e nje sekretari shteti ne Tirane qe nga viti 1991, eshte deshmi e vleresimit dhe ndjenjave miqesore qe SHBA kane per Shqiperine dhe shqiptaret.
Vizita e sekretarit Kerry, takimet, mesazhet e tij publike jane nje mbeshtetje e madhe per perpjekjen e Shqiperise dhe shqiptareve ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe rrugen e integrimit, sigurise dhe zhvillimit.
Sekretari Kerry, krahas pushtetareve, zhvilloi nje takim te veçante shume te rendesishem me kryetarin e Partise Demokratike dhe degjoi zerin e opozites mbi gjendjen tejet te rende te krimit te organizuar, lidhjet e tij te tmerrshme me Ramen dhe qeverine e tij, korrupsionin e permasave gjigande te qeverise dhe rrenimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe udheheqja e PD u takuan me sekretarin Kerry, duke qene kontributor kryesor dhe promotori i ligjit dhe procesit te dekriminalizimit, per te cilin qeveria e SHBA dha nje kontribut thelbesor.
Kjo vizite behet dhe ne kuadrin e 25 vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike me 15 mars te vitit 1991 midis dy vendeve tona, akt historik qe ndodhi vetem tre muaj pas themelimit te PDSH dhe qe u be i mundur nga vendosja e pluralizmit politik ne Shqiperi. sb
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri