Kerry në Kajro për diskutime në kuadër të luftës kundër Shtetit Islamik

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërrriti sot në Kajro për diskutime të përqendruara në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, theksuan zyrtarët e Departamentit të Shtetit.

Kerry do të takohet me presidentin egjitpian, Abdel Fattah al-Sissi, shefin e diplomacisë, Sameh Choukri si dhe shefin e Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi.

Diskutimet kryesore do të përqendrohen në koalicionin ndërkombëtar që SHBA po bën përpjekje të krijojë kundër ektremistëve sunitë të Shtetit Islamik, një grup i armatosur që lufton në Irak dhe Siri.
Bisedimet e sekretarit amerian të Shtetit do të përqendrohen gjithashtu në Rripin e Gazës, Libi dhe situatën për të Drejtat e Njeriut në Egjipt, sipas të njëjtit burim

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u përpoq dje në Ankara të bindë Turqinë, aleate e SHBA-së dhe anëtare e NATO-s, që refuzon të përfshihet ushtarakisht, të mbështesë aktivisht luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS)../ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!