Kerry në Tiranë, Nishani e pret
në Rinas, takon Ramën e Bashën

Kerry në Tiranë, Nishani e pret<br />në Rinas, takon Ramën e Bashën
TIRANE - Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të presë mëngjesin e së dielës në Rinas sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry i cili viziton për herë të parë vendin tonë. Sipas axhendës, pritja zyrtare do të jetë në orën 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" ku dhe do të ketë një takim mes tyre në sallën "VIP".

Kerry, i cili vjen në Tiranë në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënies diplomatike mes dy vendeve, nuk do të qëndrojë gjatë në kryeqytetin shqiptar. Në pesë orëshin e qëndrimit në Tiranë, Kerry do të takojë shefin e qeverisë Edi Rama në orën në 10:10 në kryeministri. Aty do të zhvillojë një takim kokë më kokë me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati e më Kerry pas do të japë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama në orën 11:00.
 
Një orë e gjysmë më pas  sekretari amerikan i Shtetit do të takojë liderin e opozitës Lulzim Basha me ambasadorët në orën 11:30 në Rogner.

Në orën 12:30 Kerry në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar dhe një takim me shoqërinë civile te Muzeu Kistorik Kombëtar. 
 
Qëndrimi në Shqipëri do të përfundojë rreth orës 13:45, ku John Kerry rikthehet sërish në aeroport për të vijuar turin e tij në Europë.

Tre janë çështjet kryesore të kësaj vizite: Çështja e muxhahedinëve iranianë, reforma në drjetësi dhe Kosova, e cila ndodhet në prag të protestave të radhës së opozitës, zgjedhjes së presidentit dhe 8-vjetorit të pavarësisë.
 
Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen deri në përfundimin e vizitës. Eskorta e Kerryt pritet të shoqërohet nga Rinasi drejt kryeqytetit nga një helikopter i ushtrisë, i cili do të monitorojë situatën nga ajri. Po ashtu një e pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët. Edhe trafiku për mjetet e transportit publik do të devijohet në varësi të itinerarit të Kerryt. John Kerry do jetë i shoqëruar nga agjentë të shërbimit sekret.

Masa të tilla sigurie u morën gjatë vitit të kaluar për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.

Axhenda e zbardhur nga Report TV

Ora 09:00 Nishani pret Kerryn ne aeroportin e Rinasit
Ora 10:10 Ministri Ditmir Bushati pret Kerryn ne Kryeministri
Ora 11:00 Rama-Kerry konference te perbashket per shtyp
Ora 11:30 Lulzim Basha dhe ambasadoret takim me Kerryn ne Rogner 
Ora 12:30 Kerry takim me shoqërinë civile te Muzeu Kombëtar
Ora 13:45 John Kerry mbyll vizitën në Shqipëri

Vizitat, Hillary Klinton vizitoi Shqipërisë 3 vjet më parë 
Hillary Clinton ishte Sekretarja e fundit amerikane e Shtetit, e cila vizitoi Shqipërinë në vitin 2012. Tre vite pas kësaj vizite, në kohën kur rajoni është i përfshirë nga shumë zhvillime, John Kerry viziton Tiranën. Clinton e vizitoi Shqipërinë në 2 nëntor 2012-ë dhe vizita e saj në Tiranë zgjati disa orë. Ajo zhvilloi takime me krerët më të lartë të politikës, ndërsa gjatë një fjalimi në Kuvend, përcolli mesazhe konkrete për thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA dhe integrimin në BE. “Merrni vendimet e vështira që kërkohen për përparimin tuaj të mëtejshëm drejt Bashkimit Europian, aty ku ju takon, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin në këto vendime të vështira”, u shpreh Klinton. Vizita e parë e një zyrtari të lartë të SHBA në Shqipëri ishte ajo e ish sekretarit James A. Baker III, në vitin 1991.
 
George W. Bush, vizita historike e ish presidentit nw SHBA nw 2007
Shqipëria është vizituar nga ish sekretarët e shtetit Madeleine Albright, Colin Powell, ndërsa është në prag vizita e John Kerryt, kurorën e vizitave historike të një lideri amerikan në Shqipëri, e mban ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. George W.Bush vizitoi Shqipërinë në 10 qershor 2007, duke e cilësuar vizitën e tij si dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Presidenti Bush vizitoi kryeqytetin shqiptar ku takoi krerët e politikës si dhe u ndal në një vizitë edhe në qytetin e Fushë Krujës. Nga Tirana ai deklaroi se shumë shpejt Kosova do të jetë një shtet i pavarur. Deklaratë e cila u bë fakt në 17 shkurt të 2008-ës, saktësisht 9 muaj pas vizitës së presidentit Bush në Tiranë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv