/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe presidenti palestinez, Mahmud Abbas, po zhvillojnë bisedime në Amman për gjetjen e një zgjidhje që t'i jepet fund valës së dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Dy krerët u takuan në një rezidencë të shefit palestinez në kryeqytetin e Jordanisë, ku Kerry do të shkojë më pas në pallatin mbretëror për t'u takuar me mbretin Abdulah II të Jordanisë.