KESH arkëton 1.7 milionë euro

Koorporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) duke filluar nga sot, datë 1 mars e deri në 10 mars do të shesë 79 200 megavatorë energji, që e përkthyer në të ardhura është mbi 1.7 milionë euro.

Çmimi mesatar me të cilin KESH po shet këtë energji është 21.7 euro/mwh.

Situata e favorshme hidrike e ka kthyer KESH-in nga një blerës për të plotësuar nevojat në vend për furnizim me energji, në shitës të saj.

Sipas KESH, në tenderin e zhvilluar vetëm pak ditë më parë morën pjesë një numër i madh kompanish, rreth 11 të tilla dhe pas negocimeve në fazën e dytë fitues u shpallën pesë kompani të cilat energjinë e blerë do ta shesin një pjesë brenda vendit dhe një pjesë në vende të tjera të rajonit /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi