TIRANE- KESH Security dhe OST security kanë vendosur të shkrijnë dy kompanitë përkatëse shtetërore që aktualisht ruajnë objektet e tyre, për t’ua kaluar këtë shërbim shoqërive private. Vendimi është shoqëruar me njoftimin e punonjësve të kompanive përkatëse për pushim kolektiv nga puna.

Burimet zyrtare pranë Ministrisë së Energjetikës thanë se vendimi për kalimin e shërbimit të sigurisë fizike të dy shoqërive shtetërore të subjekteve private vjen si rezultat i reformës në këtë sektor, i asistuar nga Banka Botërore.