Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po ndjek nga afër situatën hidroenergjitike në vend me synim ruajtjen e kuotave në basenet ujëmbledhëse të HEC-eve të Kaskadës së Drinit dhe administrimin optimal të prurjeve.
Sasia e madhe e reshjeve që kanë shoqëruar 10 ditët e para të Janarit 2016 përmirësuan ndjeshëm bilancin energjitik të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që llogaritet në rreth 287,370 MËh, nga të cilat 244,000 MËh janë rezervë energjetike (niveli i HEC Fierzës është rreth 8 metra më lart se niveli më datën 31 Dhjetor 2015), rreth 31,120 MËh janë shkëmbyer me KEK në kuadër të marrëveshjes së përbashkët dhe 12,250 MËh janë prodhuar për zevendësimimin e sasisë së energjisë që ishte kontraktuar për tu importuar.
Në mbledhjen e fundit, Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave, rekomandoi që Kuotat në HEC Koman dhe Vau i Dejës të administrohen me tendencë ulje sipas parashikimeve të rregullores së trajtimit të plotave për periudhën në vijim. Sekretariati vlerësoi që për sa kohë të jetë e mundur HEC Fierzë të mbahet i stakuar me qëllim akumulimin e prurjeve dhe ritjen e rezervës energjitike.
Të dhënat më të fundit të Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton që në orën 09:00 të datës 11 Janar 2016:
* niveli i HEC Fierzë ishte 283.78 m dhe prurjet ishin rreth 500 m3/sek.
* niveli në HEC Koman ishte 175.20 m dhe prurjet anësore janë rreth 410 m3/sek.
* niveli në HEC Vau i Dejës ishte 75.79 m dhe prurjet anësore rreth 100 m3/sek.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare garanton se situata është plotësisht nën kontroll. Aktualisht janë duke u shfrytëzuar me agregatët disponibël prurjet anësore në basenet e HEC-eve Koman dhe Vau i Dejës ndërkohë që HEC Fierzë mbahet i ndalur me qëllim grumbullimin e rezervës ujore dhe lehtësimin e veprimeve operacionale për menaxhimin e situatës në dy HEC-et e tjerë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
74%
-
Jo
22.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi
10 Janar, 14:04
-
Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023! Romani më i mirë “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt! Çmimin për librin studimor e mori Pëllumb Xhufi! Çmime edhe për poezinë, tregimin dhe përkthimin
10 Janar, 14:01
-
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës
10 Janar, 13:59
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02