Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kryer një tender ditën e martë, duke kontraktuar shitje të energjisë së prodhuar për të paktën dy javët e ardhshme. Çmimi është pranuar në nivelin 38.5 euro për megavatorë. Me këtë çmim, KESH do të rritë të ardhurat e veta për 15 ditë në masën 2.5 milionë euro.
Nisja e eksportit të energjisë është jo vetëm me interes financiar. Sekretari teknik i digave të larta vendosi pak ditë më parë që, në kushtet e reshjeve të dendura, niveli i ujit në Fierzë të mos kalojë 291 metra mbi nivelin e detit, për të shmangur rrezikun e përmbytjeve.
Aktualisht prurjet në ujëmbledhësin e Fierzës, që shërben si rregullator edhe për dy HEC-et e tjerë mbi Drin, janë 500 metër kub ujë në sekondë, por me perspektivën që të rriten sërish.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)