KESH nuk ka vendosur
për importin e energjisë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka ende një strategji për të siguruar energjinë për muajin mars. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm Robert Niko, Korporata duhet të vendosë brenda datës 26 shkurt lidhur me sasinë që nevojitet të blihet nga importi dhe çmimin e blerjes.
TIRANE- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka ende një strategji për të siguruar energjinë për muajin mars. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm Robert Niko, Korporata duhet të vendosë brenda datës 26 shkurt lidhur me sasinë që nevojitet të blihet nga importi dhe çmimin e blerjes. Duke komentuar situatën hidrike, Niko u shpreh dje se niveli i hidrocentralit të Fierzës është mjaft i ulët dhe, nëse situata e motit vazhdon të mbetet e ftohtë edhe për muajin mars, atëherë prodhimi i mëtejshëm i energjisë do të vijojë të vështirësohet.
Muajt e fundit KESH së bashku me CEZ-in kanë importuar sasi të shumta energjie, çka ka bërë që qeveria shqiptare të marrë në konsideratë edhe rishikimin e buxhetit që në fillim të vitit, ndërkohë që gjatë dimrit konsumi i energjisë ka qenë në nivelet maksimale, rreth 26 milionë kilovatorë në ditë. Ndërkohë, pritet që edhe për marsin konsumi të mbetet jo me pak se 22 milionë kilovatorë.
Sipas burimeve nga sektori i prodhimit pranë KESH-it, disa nga HEC-et e mëdha të vendit janë urdhëruar të punojnë me 100 për qind të kapacitetit të tyre, për të ulur sasinë që duhet të blihet jashtë vendit, për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur fonde buxhetore. Ky vendim është i mbështetur në parashikimet e rritjes së ndjeshme të temperaturave, që do të shkrinte dëborën në Veri, madje do të rriste rrezikun e përmbytjeve. Megjithatë, specialistët preferojnë të tregohen të kujdesshëm, duke i sugjeruar KESH-it të vijojë importet, për të mbushur më parë basenet, që kanë shkuar pranë pikave të vdekjes. Vendimi për të shtuar prodhimin në maksimum duhet të jetë dhënë nga instanca politike, në një kohë kur qeveria nuk po gjen mundësi të tjera për të mbështetur financiarisht KESH-in dhe kur ka harxhuar gati të gjithë fondin e kontingjencës që në muajin shkurt për energjinë.
(gk/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43.5%
-
Njësoj
21.7%
-
Më keq
34.8%
Vota total: 322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
31 Korrik, 21:02
-
Shpërthen zjarri në Romë në kodrën Monte Mario/ Flakët pranë studiove të Rai-t! Evakuohen disa banesa! U ndërpre transmetimi direkt
31 Korrik, 20:56
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris
31 Korrik, 20:26