KESH, qeveria
i dha hua me interes

KESH, qeveria <br />i dha hua me interes
Zbardhet kontrata e nënshkruar 15 ditë më parë midis qeverisë, së përfaqësuar nga ministri i Financave dhe KESH-it për një hua 2 miliardë lekëshe për blerje energjie nga importi, në pamundësi për ta siguruar këtë shumë me burimet e kompanisë. Edhe në këtë situatë tejet të vështirë, Berisha e Bode kanë vepruar si “biznesmenë”, duke vendosur një tarifë përqindjeje interesi për huanë, si dhe duke përcaktuar penalitete, në rast se shuma nuk kthehet në kohë. Kuptohet që penalitete e interesa të tilla gjithnjë rëndojnë mbi qytetarët. Marrëveshja konceptohet si një hua afatshkurtër, që do të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për buxhetin e shtetit të vitit 2012. Sipas termave të kontratës, KESH do ta përdorë shumën prej 2 miliardë lekësh për sigurimin e energjisë elektrike nga importi.

Afati i maturimit të huasë është gjashtë muaj nga data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje. KESH-i duhet ta shlyejë principalin e huasë në një këst të vetëm, në fund të kësaj periudhe. Sipas nenit 5, KESH do të paguajë një interes në masën 0.5% në vit, mbi bazën e principalit të huasë së disbursuar. Llogaritja e interesit do të bëhet mbi bazën e numrit faktik të ditëve dhe të vitit prej 360 ditësh. Pagesa e interesit do të kryhet në të njëjtën datë me pagesën e principalit. Llogaritur në gjashtë muaj, KESH-it i duhet të arkëtojë rreth 5 milionë lekë të reja interes, sikur ta paguaj në rregull të gjithë shumën ditën e caktuar. Në rast të kundërt, për çdo vonesë Financat do t’i vendosin kamatvonesë në masën 7% në shkallë vjetore Korporatës, llogaritur sipas ditëve të vonesës. Në rast se vonohet një muaj, i bie që KESH të arkëtojë te Financat rreth 80 mijë euro plus. Në rast mosshlyerjeje të detyrimit, ministria e Financave, sipas kontratës, rezervon të drejtën e kon􀂿 skimit të të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike.

MARSI
KESH nuk pati fat nga moti, ndonëse e shtyu sa mundi afatin e lidhjes së kontratave më importin për blerjen e energjisë së marsit. Dje, kur nuk kishte më kohë, janë përgatitur kontrata me rreth 20 kompani për blerje të energjisë me çmim nga 70 deri në 75 euro për megavatorë, rreth 5 euro më shtrenjtë se muajin shkurt. Në rast se qeveria dha një hua prej 14 milionë eurosh, kjo nuk i plotëson as gjysmën e nevojave për marsin KESHit, që parashikon të blejë deri 12 milionë kilovatorë në ditë nga jashtë, çka nënkupton një kosto prej 30 milionë eurosh. Nga Korporata u synua të fitohej kohë, në pritje të rritjes së temperaturave, që do të mbushnin ujëmbledhësit e HEC-eve kryesore me dëborën e shkrirë, duke shmangur edhe mundësinë e përmbytjeve. Por, temperaturat u ulën sërish fundjavën e shkuar dhe kontratat për marsin duhen realizuar brenda shkurtit. Ndërkohë, konsumi i energjisë për muajin e ardhshëm pritet që të jetë paksa më i ulët, duke e lejuar KESH-in të lehtësohet paksa nga ana financiare.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan