Këshilla të nga FB i Ramës për
zyrën e re të bashkëqeverisjes

Këshilla të nga FB i Ramës për<br />zyrën e re të bashkëqeverisjes
Kryeministri Rama pas publikimi në Facebook të adresës se ku mund të aplikohej për të qënë pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes, ka bërë një postim të dytë ku jep udhëzime të tjera për ata që kanë aplikuar dhe që duan të aplikojnë për të qënë pjesë e kësaj platform të re.
 
Kjo platformë do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re dhe aplikimet për të qënë pjesë e saj do të pranohen deri në 27 guasht.
 
Postimi i plotë i kryeministrit Rama në Facebook
ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (2)
Deri sot ne oren 18:00, aplikimet e derguara ne adresen :[email protected] jane 48.
Megjithate, nga 48 aplikime ne total, vetem 11 kane bashkengjitur leter motivimi dhe asnje nuk ka nisur 2 letrat e kerkuara te rekomandimit per kandidaturen.
Qofte atyre qe kane aplikuar vetem me CV, apo edhe atyre me leter motivimi por pa letrat e rekomandimit, do t'u kthehet pergjigjje qe te plotesojne aplikimin e tyre pike per pike sipas kerkeses, per ta bere te vlefshem.
Te gjithe te interesuarve u lutemi te lexojne me vemendje postimin e shpalljes se interesit, per mbledhjen e kandidaturave per t'u bere pjese e skuadres se Platformes online te Bashkeqeverisjes me Njerezit e Zakonshem.
Eshte e domosdoshme qe çdo aplikant te plotesoje kerkesat per Letren e Motivimit + CV + 2 letra rekomandimi per kandidaturen e tij/saj. Perndryshe aplikimi do te perjashtohet si i pavlefshem.
Faleminderit!
Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë