Këshilli Bashkiak i Tiranës/Opozita braktis mbledhjen, nuk pranon votimin për ndihmën ekonomike

Këshilli Bashkiak i Tiranës/Opozita braktis mbledhjen, nuk pranon votimin për ndihmën ekonomike

Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ishin parashikuar miratimi i një sërë vendimesh të rëndësishme dhe që kanë një efekt të drejtpërdrejtë për kategori të caktuara qytetarësh, përfshi edhe ata në nevojë.

Një prej tyre ishte edhe vendimi “ Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa fëmijë që banojnë në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet të cilit përfitojnë më shumë se 30 familje.

Këshilltarët e djathtë kanë refuzuar të votojnë për këtë vendim dhe janë larguar nga salla.

Këshilltarët e PD dhe LSI nuk kanë pranuar të votojnë dhe janë larguar nga salla. Kjo është e disata herë që përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak refuzojnë të votojnë edhe për vendime që kanë karakter teknik, siç është edhe miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Sipas këtij vendimi të propozuar nga Bashkia Tiranë në të gjitha rastet banesat e këtyre familjeve kanë pësuar dëme të mëdha, qoftë ndërtimore, qoftë në pajisje, kryesisht nga zjarri, por edhe për shkak të shirave të rrëmbyer që ka përjetuar Tirana gjatë këtij viti. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për familje të cilat nuk i kanë mundësitë ekonomike e financiare për ta përballuar të vetme fatkeqësinë që i ka goditur. Çka do të thotë që përveç detyrimit ligjor për t’i ndihmuar ky vendim ka edhe një dimension të fortë social.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen