TIRANE- Ministrat e 27 vendeve të Bashkimit Europian ndezin dritën jeshile për hapjen e e negociatave për anëtarësim të Malit të Zi në bllokun evropian.
Mali i Zi është vendi i tretë ballkanas pas Sllovenisë dhe Kroacisë e cila ndërmerr rrugën e integrimit evropian.
Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle mirëpriti këtë hap duke shprehur miratimin e tij në faqen e rrjetit ''Twitter''.
Vendimi i sotëm i Këshillit të Bashkimit Evropian do të ratifikohet në samitin e ardhshëm të BE-së dhe do të pasohet me hapjen zyrtare të negociatave, e parashikuar për më 29 qershor.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com