Këshilli i Emërimeve,Rama:Gjykatës
'killera', gjysma do ikin nga Vettingu

Këshilli i Emërimeve,Rama:Gjykatës<br />'killera', gjysma do ikin nga Vettingu
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit “1 miliard dollarë” ka folur edhe për Reformën në Drejtësi dhe Këshillin e Emërimeve që u ngrit para pak ditësh përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit.
 
Rama deklaroi se drejtësia e korruptuar po jep shpirt, ndërsa shtoi më tej se sikur u pa edhe nga shorti që u hodh, gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të nisi Vettingu.
 
"Ne që ditën e parë kemi qenë të vetëdijshëm dhe kemi qenë absolutisht të investuar që reforma në drejtësi të shkojë përpara edhe për këtë aspekt, aspektin ekonomik.
 
Kjo drejtësi e korruptuar, që të kujton atë shprehjen e vjetër “ jep shpirt, po s’heq dorë”, - siç u pa edhe nga shorti që u hodh aty, ku gjysma e tyre janë për të shkuar në shtëpi, sapo të fillojë ligji i vetting-ut, - nuk i jep mundësi ekonomisë të marrë frymë lirisht, nuk i jep mundësi bankave që të kenë një marrëdhënie fleksibël me sipërmarrjen.
 
Kjo nuk i jep mundësi as sipërmarrjes të krijojë me bankën një marrëdhënie fleksibël, për shkak të rekordeve kriminale në raportet me bankat të disa personazheve që mbasi janë zhytur në borxhe, shkojnë dhe i bllokojnë bankat me gjykatës që janë “killera”.
 
Ky është fakt. Pjesa tjetër nuk diskutohet që unë jam me ju, nuk jam me bankat. Bankat janë e keqja e domosdoshme e sistemit që kemi zgjedhu
r"deklaroi Rama.

 
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është guri i parë i themelit që do të bëjë të gjitha emërimet e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Shqipëri me nisjen e Reformës në Drejtësi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu