/ATSH-AFP/ - Gjuha e urrejtjes kundër imigrantëve kanë marrë përmasa shqetësuese në Greqi ku autoritetet duhet të luftojnë më shumë kundër këtij fenomeni dhe diskriminimit homofob dhe antirom, sipas një raporti të Këshillit të Evropës të publikuar sot.
"Me rritjen e partisë neonaziste "Agimi i Artë" Greqia ka regjistruar një rritje të dhunës raciste këto vitet e fundit, gjë që ka krijuar një klimë të urrejtjes raciale dhe frikës kundër të cilës asgjë nuk është bërë për shumë kohë", ngrenë alarmin ekspertët e ECRI, organ kundër racimit i organizatës panevropiane.
"Gjuha e urrejtjes shpesh nuk dënohet dhe dënimi i zyrtar i saj nuk është i mjaftueshëm", theksojnë autorët e raportit, që i kërkojnë Athinës të hartojë një strategji kombëtare të plotë të luftës kundër racizmit dhe intolerancës.
"Stereotipet antisemite nuk janë qëndrime vetëm të partive politike të ekstremit të djathtë. Ato kanë hyrë në çdo pjesë të shoqërisë dhe në disa pjesë të Kishës ortodokse greke", shton raporti.
"Autoritetet kanë krijuar këto vitet e fundit njësi policore dhe një prokurori të specializuar në luftën kundër dhunës raciste dhe kanë miratuar një ligj antiracist në muajin shtator", theksuan autorët e këtij dokumenti, hartuar në përfundim të një vizite në Greqi në mars të vitit 2014.