Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Jagland uron Kreun e Shtetit shqiptar, Meta pas marrjes së detyrës.
 
Thorbjorn Jagland shprehet se organizata ka pasur gjithmonë si qëllim të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e tij drejt integrimit evropian. 

Dëshiroj të ofroj përgëzimet e mia lidhur me përurimin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sinqerisht suksese në marrjen përsipër të përgjegjësive dhe detyrave tuaja të rëndësishme.
 
Që nga anëtarësimi i saj, Shqipëria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vazhdueshme e punës së Këshillit të Evropës për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në kontinentin tonë.
 
Dëshiroj të nënvizoj gjithashtu faktin se Organizata jonë ka pasur gjithmonë si qëllim të mbështesë vendin tuaj në rrugëtimin e tij drejt integrimit evropia
n” thuhet në mesazhin e urimit. 


dy.b/shqiptarja.com