Këshilli i Integrimit, Gjosha: Në
vjeshtë përmbushim kushtet e BE

Këshilli i Integrimit, Gjosha: Në<br />vjeshtë përmbushim kushtet e BE
TIRANË -  Qeveria shprehet e bindur se në muajin tetor do të plotësohen 100 % detyrimet që vendi ka në kuadër të hapjes së negociatave. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në Këshillin Kombëtar të Integrimit deklaroi se i gjithë ky proces do të finalizohet me implementimin e reformës në drejtësi.

“Pjesa më e madhe e masave të udhërrëfyesit janë plotësuar por njëkohësisht pjesa tjetër e mbetur i përket pikërisht atij prioriteti kyç për vendin siç është edhe reforma në drejtësi dhe ne do të presim deri në përfundimin e reformës dhe ashtu siç edhe kemi premtuar po punohet në mënyrë intensive për ta përfunduar atë brenda vjeshtës së ktij viti,” – tha Gjosha.

Nga ana e saj opozita u shpreh skeptike në përmbushjen e të gjitha prioriteteve nga qeveria. 

“Vetëm tani vonë na raportohet nje evazion fiskal për një evazion për rreth 150 milion dollarësh në doganë. Shqipëria për fat të keq u rikthye nga 2012 që nuk ishte më vend tranziti për drogërat e forta tashmë është në hartën e rrugëve tranzit. Pa përmendur në fund edhe ate që është detyrim i përgjithsëm i joni për të arritur drejt dekriminalizimin të politikës, ndërkohë që të gjitha përpjekjet u bënë që asgjë të mos ndodhte para zgjedhjeve të 21 Qershorit. Unë nuk e di se si në mund të konsiderojmë 90% të plotësuar,”- tha Bylykbashi.

“Nuk do të merrja asnjëherë iniciativë për t'ju gënjyer ju apo t'ju hedhur hi syve. Është diçka, është një vendim i përbashkët që meret me komisionin europian, është një vlerësim i përbashkët që meret me ta kështu që nuk do të lejoja në asnjë moment që proçesi integrimit ne fakt të kthehej në partiak apo në vlerësime të njëanshëm”, tha Gjosha.

Kryetarja e Këshillit kombëtar të integrimit, demokratja Bregu paraqiti disa vërejtje ndaj qeverise sa i takon vendimit për paga shtesë për punonjësit që do merren me procesin e integrimit 

Ndërkaq Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka prekur dhe çështjen e azilantëve për të cilën garantoi se Shqipëria do të limitojë azilantët . 

Më herët mazhoranca dhe opozita foli me tone bashkëpunuese për procesin e Berlinit, i ciali do të vijojë me konferencën e dytë në Vjenë
 
Më tej, Majlinda bregu bëri të ditur një iniciativë e cila do të zyrtarizohet në konferencën rajonale që do të zhvillohet në fund të muajit Shtatorë në Tiranë

Më lejoni që tju bëjë me dije për një iniciativë në cilësinë e kryetares së këshillit të cilën do ta zyrtarizojmë në konferencën rajonale që do të zhvillohet në Tiranë nga fundi i muajit shtator për përfshirjen e parlamenteve në proçesin e Berlinit. Besoj se gjithë aktorët bashkë qeveria, parlamentet pse jo edhe kontributi i shoqërisë civile ka patur një takim para jo më shumë se 10 ditësh në mos gabohem në Berlin ku ka patur edhe përfaqësues nga Shqipëria të akademisë të shkencave dhe të medias për të diskutuar mbi ide dhe forma të reja të bashkëpunimit për ti dhënë hov proçesit të Berlinit ndaj nuk besoj se dhe ju do të keni ndonjë gjë kundër. Sigurisht që detyrimi për të plotësuar reformat i mbetet qeverisë por për sa kohë parlamentet kanë një rol kryesor në këtë proçes dhe axhenda e integrimit europian është një axhendë mbarëkombëtare besoj që do të ishte me interes për gjithë rajonin dhe gjetja e formave të reja të bashkpunimit parlamentar,” – tha Bregu.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë